KreuCelebrity

Nga xhelozia e deri te planet për fëmijë; partnerja e Olsi Bylykut i thotë të gjitha

Egli Tako dhe Olsi Bylyku prej disa vitesh po përjetojnë një histori të bukur dashurie. Ata aktualisht po shijojnë pushimet, nga ku shpeshherë ndajnë momente me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, në një bashkëbisedim me fansat e saj partnerja e Olsit zbuloi disa detaje për lidhjen e tyre.

Një ndër pyetjet ishte, “Sa vite keni njohje me Olsin?”, ku Egli tha se ata kanë 3 vite e gjysmë që njihen.

“Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte një tjetër pyetje,  “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”, shkroi ajo.

“Sa për qind e do Olsin?”, pyetje e cila nuk u pëlqye shumë nga Egli, “Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze”, tha ajo.

“Kush është më shumë xheloz nga ju të dy?”, Egli u shpreh se ata e kanë gjetur çelësin e suksesit për këtë çështje,  “Të dy në masën e dukur, pak për lezet. Besimi dhe siguria tek njëri-tjetri është çelësi”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF