KreuFashion

Pse serumet me niacinamide janë shumë të rëndësishme për lëkurën tonë!

Keni dëgjuar ndonjëherë për serumet që kanë në përmbajten e tyre niacinamide (e njohur si vitamina B3)? Sipas  99.9 përqind të dermatologëve më të mirë në botë niacinamidi është një nga përbërësit më të rëndësishëm dhe të vërtetë të kujdesit të lëkurës; si në të njëjtën kategori me retinolin dhe vitaminën C. Pse? Sepse niacinamidi  normalizon prodhimin e vajit të lëkurës tuaj për të ndihmuar në mbajtjen e poreve të pastra dhe pengon shpërthimin e akneve; por rregullon qelizat që prodhojnë pigmente për të zbehur hiperpigmentimin; qetëson skuqjen me vetitë e tij anti-inflamatore; mbron lëkurën  nga dëmtimi i radikalëve të lirë gjatë ditës, dhe  rrit nivelet e hidratimit të lëkurës për ta mbajtur barrierën e saj të shëndetshme.

Dhe akoma më mirë, niacinamidi është i sigurt për t’u përdorur në çdo dhe të gjitha llojet e lëkurës. Dhe mënyra më e lehtë për të marrë një dozë masive të niacinamidit është përmes një serumi. Nëse po pyesni se cilët janë serumet më të mira që përmbëjnë këtë vitaminë, më poshtë gjeni përgjigjen.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF