KreuCelebrity

David Schwimmer për Jennifer Aniston: “Mes nesh s`ka asgjë, thashetheme”!

Fansat i duan bashkë, miqtë i duan bashkë, shtypi i ka lidhur tashmë por David Schëimmer rrëfeu të vërtetën mbi marrëdhënien e tij me Jennifer Aniston. Schwimmer, 54 vjec dhe Aniston, 52, vazhdojnë të mbeten miq të mirë 25 vjet pas lancimit të serialit Friends, që i bëri të famshëm.

Aktori u përpoq t`i davariste thashethemet sipas të cilave është në një marrëdhënie intime me kolegen, me të cilën u dashurua në sheshxhirimin e serialit të famshëm. Megjithatë, një zëdhënës i tij sqaroi një herë e mirë se David dhe Jennifer janë thjesht shokë dhe se mes tyre, nuk ka pasur asnjëherë takime intime. Ky reagim erdhi pasi revista Closer doli me pretendimin se dyshja ishte afruar pak si shumë pas serisë speciale të Friends: The Reunion.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF