KreuCelebrity

Me dietën e Victoria Beckham, humbet 4 kg në 4 ditë!

Ish Spice Girl, Victoria Beckham është në super formë, pavarësisht se ka sjellë ne jetë katër fëmijë.

Stilistja ka treguar “sekretin” e elegancës së saj të përjetëshme: kujdesi për të mos lejuar kilet e tepërta të shtohen. Sapo shikon se trupi po nis akumulimin, ajo i kthehet dietës së vet të fortë, por efikase. 

Dita e parë:
Konsumohet vetëm ujë ose çaj jeshil.

Dita e dytë:
Në mëngjes: gjysmë molle jeshile, gjysmë racioni oriz i zier, 100 gr kos me pak yndyrë
Në drekë: 100 gr kastaveca me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 40 gr proshutë.
Mes vakteve: Frut çfarëdo lloj, 1 vezë, sallatë me lakër.
Në darkë: Omëletë, gjysmë racioni oriz i zier.

Dita e tretë:
Në mëngjes: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), pak shalqin, 50 gr djathë pa shumë yndyrë.
Në drekë: Kastravec me pak limon, 2 feta proshutë, 2 copa pjepër.
Në darkë: Dy domate, 80 gr djathë, një copë pjepër.

Dita e katërt:
Në mëngjes: 200 gr kos, 1 banane.
Në drekë: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr kos.
Në darkë 150 gr sallatë me spec të kuq dhe kastravecë, pak proshutë dhe 200 gr kos.

Gjatë dietës duhet të pihen dy litra ujë, dhe e mira është që përpara, personat e interesuar të konsultohen ne mjekun.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF