KreuCelebrity

Djali i Sherif Merdanit: “Babai më mësoi të mos hakmerrem…”

Këngëtari i njohur Sherif Merdani, i cili kaloi 16 vite të jetës në burgjet komuniste, u shua një ditë më parë në moshën 81 vjecare. Djali i tij, Gerard Merani, gjithashtu këngëtar, kishte dy fjalë për të thënë për të atin.

“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë. “Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun ‘Se kënduam Let it Be’”, është shprehur ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF