KreuBusull

Rritja e infektimeve në Shqipëri; Ndryshon ora policore!

Ditën e sotme është mbledhue Komiteti i Ekpsertëve për të vlerësuar situatën e Covid në vend. Me rritjen e numrit të të infektuarve është parë e arsyeshme të rishikohet ora policore. Kështu nga 1 shtatori ora policore do të zgjatet me një orë.

Pra ndalohet lëvizja nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve të vaksinimit ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të rriskuara, duke filluar me stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

Shtatori duke qenë muaji i hapur, arsimtarët dhe studentët të vaksinohen dhe deri më 30 shtator të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Pas kësaj date, ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paraqesin vazhdimisht testin PCR.

Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor për mos bërjen e vaksinës.

Komiteti i Ekspertëve vijon më thirrjet për studentët që të vaksinohen, në mënyrë që në muajin shtator të vijojë mësimi në auditore ashtu siç ata kanë kërkuar dhe të lehtësohet ecuria e procesit mësimor.

Në aeroporte do të lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë, duke shmangur praninë e familjarëve të tyre. Pasagjerët duhet të mbajnë me rigorozitet maskën.

Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Për çdo neglizhencë të maskës, do të vijojë ndëshkimi, gjobë 3000 lekë për herë të parë dhe 5000 lekë kur përsëritet. Për bizneset, moszbatimi i protokollet shkon nga 100 mijë – 700 mijë lekë.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga Ministria e Shëndetësisë/ Top Channel

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF