KreuBusull

Vendimi: 3 kushtet që duhet të plotësojë çdo udhëtar që futet në aeroportin “Nënë Tereza”!

Me rritjen e numrit të infektimeve me Covid-19 Komiteti Teknik i Ekspertëve hartoi ditën e djeshme masa të reja për të frenuar infektimet. Pas zgjatjes me një orë të orës policore, edhe udhëtarët që futen në aeroportin “Nënë Tereza” duke nisur nga 6 shtatori duhet të plotësojnë disa kushte.

Aeroporti “Nënë Tereza” ka publikuar masat që duhet të kenë parasysh udhëtarët që dëshirojnë të mbërrijnë në Shqipëri përmes Rinasit.

TIA u bën me dije të gjithë atyre që do të hyjnë në Shqipëri që të kenë me vete një pasaportë vaksinimi, ose test negativ të 72 orëve të fundit, apo të provojnë se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajit e fundit.

Gjithashtu qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Njoftimi i TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF