KreuStil Jetese

Niseni vitin e ri shkollor si një kampion i vërtetë me INTERSPORT!

A i ndjeni zilet të tringëllojnë? Eshte melodia e një fillimi të ri!

Emocione të forta, sfida të reja, aventura dhe njohuri të pafundme gati për t’u përvetësuar. Është koha të hyni në mendësinë e një kampioni të vërtetë për të dhënë maksimumin tuaj gjatë gjithë vitit shkollor.

Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Nga shtëpia në shkollë dhe më pas në fushën e sportit, ata kanë nevojë për suportin e veshjes së duhur. Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë INTERSPORT është kujdesur të sjellë për nxënësit e të gjitha grupmoshave, veshjet, atletet dhe aksesorët më cilësorë, me çmimet më konkurruese.

Nga modelet klasike dhe deri te ato më të veçantat, gjithsecili mund ta gjejë lehtësishtë stilin e tij. Bluzat, kostumet, aksesorët dhe atletet më komode nga markat e mirënjohura sportive si Adidas, Reebok, NIKE, Puma dhe shumë të tjera, do të jenë suporti më i madh i vogëlushëve tuaj në ditët kur ata kanë më shumë nevojë.

Një vëmendje të veçantë meriton aksesori më i dashur, i cili do të qëndrojë çdo ditë të vitit pranë vogëlushëve tuaj, çanta. Në INTERSPORT do të gjeni dizajne nga më të ndryshmet me SUPER OFERTËN e ‘Back to School’, çdo çantë adidas & Reebok e përfitoni me 50% ULJE!

Përtej veshjeve të përvitshme, një aksesor i ri që i është shtuar listës së produkteve është maska.

Këtë vit shkollor fjalët kyçe të çdo prindi, mësuesi apo institucioni arsimor janë siguria dhe mbrojtja ndaj COVID-19! Të gjendur përpara një situate të tillë, adidas ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar në mbrojtjen e të gjithëve. Ndërsa integrohemi me kujdes në jetën e përditshme, maskat e ripërdorshme adidas luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e lidhjeve me shokët dhe mësuesit. Ato janë të rehatshme dhe ofrojnë lehtësi në frymëmarrje.

Çfarë po prisni më gjatë?

Vizitoni dyqanet INTERSPORT dhe kompletoni veshjet e vogëlushëve tuaj me produktet më cilësore.

Emocionet e fillmit të shkollës marrin nuancat më të bukura me INTERSPORT!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF