KreuCelebrity

CHANEL/ 300 orë punë për fustanin e Penelope Cruz në Festivalin e Venecias!

Pas një punë kolosale prej 300 orësh punim me dorë nga Chanel, Penelope Cruz bëri një paraqitje sensacionale në Festivalin e Venecias e veshur me fustanin ‘houte couture’.

Aktorja e famshme ishte e pranishme në çeljen e edicionit të 78 të Festivalit të Filmit në Venecia dhe paraqitja e saj u rendit ndër më të mirat e natës së parë të eventit të rëndësishëm.

Kur vjen puna tek moda, Penelope ‘betohet’ për Chanel ndaj nuk mund të mos ja besonte paraqitjen e saj markës së famshme.

Një fustan i zi i gjatë prej mëndafshi anët e së cilit përfundoni  me një tyl delikat i cili vesh të gjithë pjesën e brendshme të fustanit duke krijuar valëzimet një petaleje ishte copëza e artit krijuar nga Chanel. Janë dashur plot 300 orë punim me dorë për të realizuar veshjen për të cilën diva latine me siguri nuk ka patur asnjë dyshim për ta zgjedhur.

Fustani është pjesë e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të Chanel.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF