Studimi/ Vaksinat ulin rrezikun e Covidit të gjatë

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar kundër Covid-19, jo vetëm që jeni në rrezik më të ulët infektimi, por gjithashtu keni më pak shanse të prekeni nga një Covid i gjatë, tregon një studim nga King’s College London.

Studimi tregon se për ata pak persona që infektohen me Covid-19 edhe pasi janë vaksinuar me dy doza, shanset për të zhvilluar simptoma që zgjasin më shumë se katër javë, ulen me 50%, në krahasim me personat e pavaksinuar.

 

 

Deri tani, 78.9% e personave mbi 16 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19.

Shumë njerëz që infektohen me Covid-19 shërohen brenda katër javësh, por disa kanë simptoma që vazhdojnë për disa javë dhe muaj pas infeksionit – ky njihet ndryshe edhe si një Covid i gjatë.

Studiuesit thonë se është e qartë se vaksinimet shpëtojnë jetë dhe parandalojnë sëmundje serioze, por ndikimi i vaksinave në zhvillimin e sëmundjeve afatgjata ka qenë më pak i sigurt.

Previous ArticleNext Article