Vetëm një javë përpara se cështja të shkoknte në gjykatë, Rihanna hoqi dorë papritur nga padia ndaj të atit, dhe të gjithë u bënë kuriozë për arsyet që e shtynë yllin e popit drejt këtij gjesti. Rihanna e akuzoi të atin, Ronald Fenty, se keqpërdori emrin e saj për të zgjeruar biznesin e vet. Padia u ngrit para dy vjetësh e aty, theksohej se këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty :” nuk i kishte dhënë ndonjë autoritetet të atit për të vepruar në emër të saj”. Të dy ata do të përballeshin në gjyq në 22 shtator, por Rihanna u tërhoq pasi duket se dy palët kanë arritur një marrëveshje jashtë sallës së gjyqit.