Conor McGregor përleshet me Machine Gun Kelly në “MTV Video Music Awards”

Superstari i arteve marciale Connor McGregor është përfshirë sërish në një incident. Ish-kampioni i UFC, i pranishëm në ceremoninë e MTV Video Music Awards, u përlesh me reperin Machine Gun Kelly, kur të dy po pozonin për fotografët në tapetin e kuq me partnerët e tyre përkatës, Megan Fox dhe Dee Devlin.

Fillimisht u raportua se McGregor i kërkoi MGK-së një fotografi, por ylli i Bloody Valentine nuk pranoi, ndaj irlandezi nuk e priti mirë refuzimin dhe nisi ta ofendonte. Megjithatë zëdhënësi i McGregor ka deklaruar se Conor McGregor nuk i kërkoi askujt një fotografi dhe pavarësisht se incidenti është filmuar Conor McGregor deklaroi, “Nuk ndodhi asgjë, pasi as që e njoh atë person. Unë përballem vetëm me luftëtarë të vërtetë dhe jo me një “akullore” të vogël. Di vetëm që ai rri me Megan Fox”.

Previous ArticleNext Article