KreuCelebrity

63 vjeç, martesë e re për Maddona-n?

Mbretëresha e padiskutueshme e muzikës pop, Maddona u prezantua në ceremoninë e MTV Video Music Award me një veshje e cila i bëri të gjithë kuriozë duke shtuar kërshërinë mbi atë që ajo përfaqësonte. Me një vello në kokë, truku si një kukull pocelani dhe sy prej xhami, diva 63 vjeçare dha një spektakël duke i mrekulluar të gjithë të pranishmit dhe duke treguar se mbetet gjithmonë në krye të listës. Kanali i famshëm MTV këtë vit mbush 40 vjetorin e debutimit të tij dhe kush më tepër se sa Madona do ta festonte këtë jubile. Ajo interpretoi hitin e saj të famshëm Vogue në Barclay Center të Brooklyn-it, duke ndezur atmosferën dhe elektrizuar publikun.

“Të gjithë më thonin që nuk do zgjasja kaq shumë,”- shkruante ajo në Instagram, por karriera e Maddonës nuk njeh zbritje. Kameleone gjithmonë me stil, diva e famshme ka dashur të sjellë për këtë eveniment një nga look-et e saj më ikonike. Gjithkush e mban mend veshjen e këngës Like a Virgine, por shumëkush këtë veshje, atë të nuses në stik punk, e mori dhe si një mesazh për të fejuarin e ri të këngëtares, 27 vjeçarin Ahlmalik Williams. Të jetë vërtet një mesazh i koduar i divës? Mbetet për t’u parë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF