Covid i merr jetën çiftit me 5 fëmijë!

E teksa të gjithë po shpresonim që pandemisë i erdhi fundi, lajme të trishta dëgjojmë çdo ditë për shkak të Covid-19. Së fundmi planet e një çifti të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shkatërruar, pasi virusi i mori jetën Daniel 39 vjeç dhe Davy Macias 37 vjeç një javë pas lindjes së vajzës së tyre.

Sipas raportimeve nëna humbi jetën nga komplikimet prej Covid-19, dhe gati dy javë pasi vdiq ajo humbi jetën dhe bashkëshorti i saj. Ata ishin prindër të 5 fëmijëve; të moshës 7 vjeç, 5 vjeç, 3 vjeç, 2vjeç dhe 3-javëshe. Ata kishin vendosur të gjenin emrin për vajzën sapo të shëroheshin, por Covid-19 nuk i la të shijonin krijesën e tyre. Mësohet gjithashtu se Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por sipas burimeve është e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar.

 

Previous ArticleNext Article