Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëmbejnë puthje në Met Gala, edhe pse me maska!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shënuan një tjetër moment historik në lidhjen e tyre, teksa u shfaqën në mbrëmjen e “Met Gala”.

Çifti as këtë herë nuk iu shmang shfaqjes hapur të dashurisë që ndiejnë për njëri-tjetrin. Affleck e lejoi Lopez të kalonte vetëm në tapetin e kuq duke qenë në qendër të vëmendjes, dhe më pas ai iu bashku ku dhe shkëmbyen puthje përmes maskave të tyre.

Affleck kishte zgjedhur një kostum elegant, e ndërkohë Jennifer e cila nuk zhgënjen asnjëherë më veshjet e saj, kishte zgjedhur një fustan kafe me dekolte të hapur, mbi shpatullat kishte hedhur një gëzof të mrekullueshëm të zi, për aksesorë kishte zgjedhur disa bizhuteri argjendi, duke përfshirë një gjerdan të trashë që fshehu tërë qafën e saj nga pamja dhe rrathët e ndryshme të dorës. Ajo gjithashtu mbante një palë vathë shumë të veçantë, ndërsa mbante një kapele kauboji të zezë, e cila ia shtonte edhe më tepër madhëshinë e saj të pakrahasueshme..

Previous ArticleNext Article