KreuCelebrity

Rita Ora është fejuar?! Ja detaji që ngriti dyshimet

Taika Waititi dhe Rita Ora u shfaqën së bashkë në mbrëmjen e Met Gala, dhe nuk ishin veshjet e tyre të bukura ato që morën vëmendjen, por një unazë Prada me stoli plotësuese diamanti që Ora mbante në gishtin e saj të fejesës. Kjo ngriti dyshimet se çifti ka ndërmarrë hapin e radhës, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Ndërkohë thashethemet e fejesës lindën edhe më herët, pasi Rita postoi në Instagram një fotografi me duart e saj të lyera me manikyr rozë, teksa mbante shumë unaza në gishtat e saj, ajo që ra në sy ishte gishti i unazës, të cilin e kishte mbuluar me një emoji flakë. Postimi u hoq shpejt, por kaq mjaftoi… tanimë na mbetet vetëm të presim konfirmimin nga çifti..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF