Vajza e Denise Richards ikën nga shtëpia: “Atje ishte ferr”! 

Janë momente delikate këto për Denise Richards dhe Charlie Sheen. Vajza e tyre e madhe, Sami, i shpalli luftë prindërve dhe po bën deklarata që padyshim do “t`ia nxijnë” i imazhin dy yjeve hollivudianë. Cifti u divorcua në 2006-tën, por vazhdoi të mbante marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve. Por Sami, tashmë adoleshente është larguar nga shtëpia e së ëmës pas shumë grindjeve që ka pasur me të. Pakënaqësitë e veta i tregoi dhe online, ku tha se “shtëpia e nënës së vet ishte një ferr, dhe abuzimet aty, ishin të përditëshme”. “Kaloja ditë të tëra pa ngrënë ose pa gjumë, ishte deprimuese”, është shprehur ajo, ndërsa shton se rregullat që kishte vendosur Denise ishin absurde dhe tani ndihet vërtet e lirë.

Previous ArticleNext Article