Vrau ish-bashkëshorten në Fier; merret vendimi për Elton Metaj

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj pasi nuk arrinte të pranonte divorcin. Mësohet se gjatë gjithë seancës gjyqësore Eltoni ka qenë i prekur dhe herë pas here ai është përfshirë nga lotët.

Në deklaratën e tij ai ka pohuar se Sabrinën e donte, por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendim. Metaj ekzekutoi me armë zjarri Sabrinën në shtëpinë e prindërve të saj, teksa ajo ishte duke ngrënë darkë, ndërkohë që la pas një vajzë të vogël

Previous ArticleNext Article