KreuFashion

Pablo Gil Cagne, grimieri i Hollivudit dhe yjeve italiane vjen në Shqipëri!

Një lajm fantastik vjen për të gjitha adhurueset e së bukurës..grimieri me famë botërore Pablo Gil Cagne vjen në Tiranë, dhe të gjitha vajzat që e kanë ëndërruar këtë ditë do të kenë mundësi të këshillohen me një nga artistët më të mirë ndërkombëtarë të grimit.

Pablo Gil Cagne njihet si konsulent imazhi për shumë aktore, këngëtare dhe vajza të shfaqjes, të tilla si Monica Bellucci, Amii Stewart, Diana Ross, Jodie Foster, Nicole Kidman, Dayane Mello, Simona Ventura dhe Carmen Russo, dhe është e mrekullueshme që tanimë, më 17, 18 dhe 19 shtator, vajzat shqiptare do të kenë këtë mundesi të artë. Kjo falë Delta Pharma Albania dhe Velvet Derma Clinic që kanë bërë të mundur të sjellin ekskluzivisht linjën profesionale të produkteve kozmetike “Make Up Gil Cagne” në Shqipëri.

Pasioni i Pablos për të bukurën nisi kur e ëma me produkte të lehta, arriti të lartësojë bukurinë e saj. E më pas ai filloi të ndiqte këshillat e grimerëve emblematikë si, Stefano Anselmo (grimieri Anna Oxa), Della Palma dhe në fund Gil Cagné i cili më vonë u bë frymëzimi i tij kryesor. Edhe pse nuk kishte shkolla të vërteta grimi asokohe, ai falë kokëfortësisë dhe shpirtit të tij luftarak, arriti të fitojë një reputacion të madh ndërkombëtar.

Takimi i tij me Gil Cagne ndodhi në 1996 kur ai u regjistrua në “Akademinë Gil Cagné”, i cili u magjeps nga pasioni dhe filozofia e Pablos. E më tej dy vite pas vdekjes së Gil Cagne në 2005, Pablos u bë drejtor Artistik i Shtëpisë Gil Cagnè. Prej këtu lindi ndërgjegjia e vërtetë për të ndjekur filozofinë e mjeshtrit të madh, pa pasur supozimin më të vogël për ta zëvendësuar atë.

Sukseset e Pablos janë të panumërta, ai është frymëzuar nga ikonat e popit të kohës, Madonna, Cindy Lauper, George Boy, Prince, David Bowie dhe Amanda Lear. Pablo bashkëpunon në ngjarje të mëdha si Miss World, Miss Italia, Rome Haute Couture, Milan Collections, Fashion Week London, Paris, New York, Grand Ball. Shpesh është i ftuar edhe në shfaqje të ndryshme televizive si “Non Solo Moda”, “Uno Mattina”, “TG2 Costume e Società”, “Buongiorno Benessere”.

Ndërkohë në 2005, themeloi dhe drejtoi studion e tij të kozmetikës, “Face Place”, ku dha klasa grimi dhe bashkëpunoi me shumë parukierë dhe fotografë me famë ndërkombëtare. Ai gjithashtu u bë ekspert grimi për revistën “Trucco e Bellezza”.

Puna dhe pasioni i tij janë shpërblyer me çmime të shumta, ku ndër të tjera përmendim “Çmimin e Karrierës”, “Roma International Estetica”, “Kongresin e Flokëve dhe Bukurisë”. Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi me stilistë të rëndësishëm italianë dhe të huaj: Ram Al Ali, Chiara Boni, Gattinoni, Raffaella Curiel, Renato Balestra, Fendi, Ferrè, Egon von Fusterberg, Michele Miglionico, Valentino, Mila Son, Versace.

Sot, Pablo ka kaluar nga një teknikë shumë e kujdesshme dhe e përpiktë në një teknikë më psikologjike. Ai përpiqet të lidhet me klientin për të kuptuar se çfarë dëshiron, cilat produkte përdor dhe nuk përdor, edhe pse shumicën e kohës ai tashmë e di se çfarë i kërkohet të bëjë.



Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF