Sapo u zbulua; këngëtarja  e njohur pjesë e Big Brother Vip Albania!

Vetëm dy javë na ndajnë nga nisja e ‘reality-show’ Big Brother Vip dhe kureshtja për të mësuar se cilët do të jenë VIP-at që kanë pranuar të survejohen 24 orë të izoluar në një shtëpi është e madhe. Pak ditë më parë faqja zyrtare e Big Brother Vip në instagram zbuloi konkurenten e parë këngëtaren Sheila Haxhiraj. Ndërsa sot ishte radha e zbulimit të një tjetër konkurenteje.

Nëpërmjet një video ku duket silueta e një vajze duke mos treguar portretin e saj ndjekësit e faqes u pyetën se cila mund të jetë kjo vajzë?

Ndonëse në postim nuk është zbuluar emri i konkurentes së BBVA, komentuesit kanë mundur ta gjejnë menjëherë emrin e këngëtares që prej 1 tetorit do të bashkëjetojë me emra të tjerë të njohur.

Detaji i nishanit në kurriz, baluket e prera dhe ngjashmëria me siluetën e Semi Jaupaj kanë bërë që të mendohet se ky është emri që do t’i bashkohet kastit të VIP-ave të shtëpisë së Big Brother. Gjithsesi konfirmimi zyrtar mbetet për t’u parë vetëm në natën e 1 tetorit kur të nisë rrugëtimin spektakli i njohur.

 

Previous ArticleNext Article