KreuCelebrity

Angelina Jolie, super elegante në Shtëpinë e Bardhë! 

Angelina Jolie ishte së fundi në Shtëpinë e Bardhë në Washington, ku aktorja e famshme e shndërruar në aktiviste për të drejtat e grave diskutoi me një sërë zyrtarësh mbi rinovimin e dekretit të lidhur me dhunën në familje. 46 vjecarja mori pjesë në cilësinë e të dërguarës së posacme të UNHCR-së në takimin me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Pikërisht aty u fol dhe për ligjin mbi dhunën ndaj gruas. Ajo që ran ë sy vec të tjerash tek Angelina ishte dhe look-u i saj serioz, por mjaft elegant. Aktorja u shfaq me një bluzë të zezë dhe një fund të derdhur ngjyrë kremi. Për aksesorë, kishte një orë në ngjyrë të florinjtë dhe një cantë të zezë. Ndërkohë u shfaq sërish tejet e dobësuar, por kjo u harrua përballë elegancës së veshjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF