KreuCelebrity

Rita Ora flet për lidhjen e saj me regjisorin Taika Waititi

Ylli i popit Rita Ora, 30 vjeçe, ka folur për jetën e saj në një intervistë që ka dhënë për “Vogue Australia”. Teksa foli për karrierën e saj muzikore dhe projekte të tjera, ajo nuk mundi t’i shpëtojë pyetjes rreth romancës së saj me Taika Waititi. “Jam në një moment të mrekullueshëm të jetës sime, dhe vetëm kaq do të them tani për tani. Mendoj, me gjithë respektin, se privatësi është shumë e rëndësishme. Po… kam mësuar shumë gjatë të 20-tave të mia”, u shpreh këngëtarja.

Së fundmi Rita Ora dhe Taika Waititi janë përfolur se ka marrë hapin e radhës dhe janë fejuar, ndonëse prej tyre ende nuk ka asnjë konfirmim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF