KreuCelebrity

Babai i Bes Kallakut paska dashur një tjetër karrierë për të birin në fillim!

I ftuar tek “Jeto me Orën”, i ati i Bes Kallakut, që vetë me profesion është mësues, rrëfeu se nuk e kishte menduar që djali i tij do të merrte këtë drejtim. Ai kishte menduar tjetër karrierë për Besin. “Ti e di shumë mirë, se unë kisha dëshirë që ti të vazhdoje shkencat e natyrës dhe në shkencat teknike, por shfaqjet e tua, të cilat gjithmonë i ndjek me shumë vëmendje, më bindën mua që ti duhet të zgjidhje vet”, ka thënë ai. Edhe e ëma e bëri një rrëfim. “Nuk do ta harroj kurrë, ku në garderobën time ndodhej një kostum, të cilin unë e kisha më të preferuarin tim dhe ti e kishe marrë. Ndërkohë kur ti (Besi), e solle në shtëpi, kostumi ishte i grisur dhe unë mbas shumë kohësh, kur vendosa ta vishja, e gjeta të grisur në garderobë. Dhe nuk gjeja momentin për të të kërkuar llogari, për atë kënaqësi që ti më kishe dhënë në skenë”, tha ajo duke qeshur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF