KreuCelebrity

Inva Mula lihet jashtë inaugurimit, TKOB sqaron si qëndron e vërteta

Pas 5 vitesh Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit rihapi dyert mbrëmjen e 15 shtatorit me një mbrëmje gala. Eventi i organizuar bëri bashkë të madhin Placido Domingo, Ermonela Jaho, gjithashtu artistët më të mirë shqiptarë të operas, baletit dhe instrumentit. si: Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj. Ndërkohë të ftuar ishin edhe artistët, Klodjan Kaçani dhe Elvin Hoxha-Ganiyev.

Por ajo që u vu re dhe që ngjalli shumë aludime ishte mungesa e artistes së madhe Inva Mulës. Rreth këtyre lajmeve sapo ka reaguar TKOB, ku me anë të një postimi të gjatë sqaron të vërtetën. Mësohet se Inva Mula ka marrë 3 ftesa zyrtare nga Teatri po ka zgjedhur të mos i përgjigjet asnjërës prej tyre. Krah postimit janë publikuar edhe 3 email-et që i janë dërguar artistes në periudha të ndryshme për shkak se eventi është shtyrë, së pari për shkak të tërmetit dhe më pas nga pandemia. Nuk dihet ende arsyeja se pse Inva Mula ka refuzuar ftesat e TKOB-së dhe ka zgjedhur të mos u përgjigjet..ndaj duhet të presim ndonjë reagim nga vetë artistja për të mësuar më tepër se çfarë ka ndodhur..

Sqarimi i plotë i TKOB-së:

“Në respekt të ndjekësve fanatik të TKOB, publikut të gjerë, artistëve dhe medias, ju informojmë në lidhje me të vërtetën e ftesave zyrtare, të cilat ju janë bërë artistëve ekselentë shqiptarë, për pjesëmarrjen në programin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

TKOB nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptar ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.
Këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 NËNTOR 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.

Më poshtë gjeni tre email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme, që përkojnë me parashikimet tonë të rihapjes së teatrit. Email-i i fundit zyrtar nga Drejtoresha Artistike e TKOB, znj. Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të znj. Inva Mula në 19 KORRIK të vitit 2021 me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në Mbrëmjen Gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga Drejtoresha Artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 KORRIK 2021), Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 QERSHOR 2021 një mesazh shoqëror në WhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin.

Mendojmë se përtej këtyre fakteve nuk mund të ketë më vend për keq interpretime.”

 

 

A post shared by Teatri i Operas dhe Baletit (@teatri_i_operas_dhe_baletit)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF