Ja si vishet Dua Lipa kur del me vjehrrën për drekë!

Vjeshta ka filluar zyrtarisht dhe Dua Lipa e ka nisur sezonin me një veshje që na pëlqen kaq shumë..  Ylli i popit u fotografua në rrugët e New York City, teksa ishte duke shkuar në një drekë me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe nënën e tij, Yolanda.

Dua Lipa kishte veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë kafe, kombinuar me një minifund dhe çizme të gjata me taka. Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël dhe një palë syze dielli. Ata kishin marrë me vete edhe qenushin që Dua dhe Anwar adoptuan së bashku vitin e kaluar.

Previous ArticleNext Article