Kandidate për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri flet për herë të parë!

Ka qarkulluar prej kohësh lajmi se Ilda Bejleri e ka njërin sy tek kryesimi i FSHF-së, Federatës Shqiptare të Futbollit, cka do të vendoste përballë emrave të tjerë të njohur që synojnë këtë post: Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe Armando Duka. Ilda vetë ka folur për herë të parë për këtë cështje, duke iu përgjigjur zërave një herë e mirë. E ftuar tek “Ftesë në 5”, moderatorja tha:”Jo, nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërt ‘Moj, a është e vërtetë?’, por s’është e vërtetë. S’po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja, atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë. Nuk është tani momenti, sepse pasioni dhe dëshirat e mia në këto momente janë të fokusuara diku tjetër.”

Previous ArticleNext Article