KreuFashion

Pas operacionit, ndërron jetë 23-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë, ku 23-vjeçarja Briselda Sadushi ka ndërruar jetë në spital pas një operacioni. Vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke i shkaktuar vdekjen.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin e gjendjes së saj, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF