Shokët e hedhin lart, por nuk e presin: dhëndri bie e thyen shtyllën kurrizore!

Duhet të ishte dita më e lumtur, por për 31 vjecarin rumin Liviu Filimon, dasma u kthye në tragjedi. 40 minuta pas fillimit të festës, shokët kishin shkuar ta merrnin dhe e hodhën lart por nuk e pritën sic duhet dhe ai ra, duke thyer shtyllën në dy vende. “Më hodhën herën e pastaj, e pastaj edhe një herë të dytë dhe nuk më pritën. Kjo bëri që të rrëzohesha me shpinë”, ka rrëfyer ai nga shtrati i spitalit. Liviu thotë se paskësaj, ata e kanë ngritur nga toka dhe e kanë ulur në një karrige, ama kjo e ka dëmtuar akoma edhe më shumë. I riu shprehet se nuk duhet ta kishin lëvizur nga vendi por të thërrisnin menjëherë ambulancën. Deri tani, 31 vjecari i lëviz duart ndersa këmbë jo, ndonëse thotë se ka ndjeshmëri në këmbën e djathtë.

 

Previous ArticleNext Article