Teksa ndodhej në Shqipëri me Ivanka Trump, sheiku i PSG-së u bë me djalë!

Eksperti i turizmit, Auron Tare, publikoi në emisionin ‘Opinion’ disa fotografi të Ivanka Trump gjatë pushimeve të saj në Shqipëri. Ivanka qëndroi 6 ditë dhe shoqërohej nga bashkëshorti Jared Kushner dhe disa persona të tjerë, të cilët përshkruan me jaht gjithë vijën bregdetare shqiptare.

Pjesë e grupit ka qenë dhe miliarderi Naser al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, i cili teksa ndodhej në Shqipëri ka marrë lajmin e bukur se ka ardhur në jetë djali që ai dhe bashkëshortja Monica Mccourt prisnin.

Previous ArticleNext Article