KreuCelebrity

Dokumentari mbi jetën e saj është gati; ja çfarë mendon Britney Spears

Ndërkohë që Netflix publikoi trailerin për dokumentarin, i cili do të trajtojë betejën 13-vjeçare të Britney Spears në lidhje me kujdestarinë ligjore nga i ati i saj, “Page Six” ka bërë me dije se ylli i pop-it nuk e mbështet dokumentarin e ri, “Britney vs Spears”. “Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj,” tha një burim dje.

Regjisorja e dokumentarit, Erin Lee Carr, tha në një intervistë për “Los Angeles Times”  se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin. “Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë”, tha regjisorja. Me tej ajo shtoi se i dërgoi edhe një letër këngëtares dhe ishte e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj, Britney është aktualisht e fokusuar tek i fejuari.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF