KreuCelebrity

Më e plotësuar se kurrë në të 40-tat e saj; Beyonce vjen me një letër frymëzuese

Beyonce me anë të një letre të rrallë që ka publikuar në rrjetet e saj sociale ka zbuluar se ndihet e lumtur që së fundmi ka mbushur 40 vjeçe dhe refuzon ta pranojë nocionin se gratë supozohet të ndihen “të vjetra ose të palumtur” sapo të arrijnë këtë moshë. “Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuara ose të pakënaqura kur mbushin 40 vjeçe e kanë gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që unë jam ndjerë në jetën time”, ka shkuar ajo.

Ikona globale, e cila shpërtheu në skenën muzikore në 1997 si pjesë e grupit të vajzave Destiny’s Child, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe si një artiste solo, ka fituar dhjetëra çmime dhe ka ndërtuar një perandori argëtimi dhe biznesi. Nëna e tre fëmijëve, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, thotë se tani ndihet e çliruar që më në fund po arrin të shijojë frytet e punës së saj, “Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se unë kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar farat që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time”.

Duke ndarë gjënë më të rëndësishme që ajo ka mësuar këtë vit, Beyoncé shkroi: Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira. Mendova se e dija në 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija”.

Beyonce e përfundoi shënimin me një mesazh për fansat e saj të dashur, “Shumica prej jush më takuan kur isha 15 vjeçe dhe ne jemi rritur së bashku. Ju sillni shumë gëzim në jetën time. Shpresoj që arti im të vazhdojë të sjellë pak gëzim në jetën tuaj. Ju dua pafund!”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF