KreuCelebrity

“Edhe dy jetë po të kisha…”, Zana Cela mesazh të ndjerë koreografit të njohur!

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Cela zgjodhi një mënyrë mjaft të vecantë për të përcjellë falenderimet një koreografi te madh e tejet të talentuar. Përmes një mesazhi të ndjerë të postuar në Instagram, ajo tregoi të gjithë vlerësimin e saj e jo vetëm për Angjelin Prelocaj, i cili dhuroi një shfaqje falas për publikun në mbrëmjen inauguruese të godinës. “Edhe po të kisha dy jetë nuk mjaftonin për të falenderuar në emrin e Teatrit Kombetare të Operas e Baletit, artistin e madh koreografin francez me origjine shqiptare Angjelin Preljocaj, i cili jo vetem ju pergjigj ftesës per te kontribuar me krijimtarine e tij ne inaugurimin e rikonstruksionit te TKOB,por si gjithmone i dhuroi falas nje shfaqje premiere me titull “Annonciation”.Prej shume vitesh Angelin Preljocaj kontribuon per teatrin tone duke ngritur nivelin artistik te trupes sone te baletit te cilet kane fatin te intepretojne kryeveprat e tij, të dhuruara, falas , për artin dhe artëdashësit shqiptare. Mbrëmë shfaqja e baletit Annonciation” dhe “La Stravaganza” e Angelin Preljocaj e pritur me ovacione te forta nga publiku,ishte nje sukses absolut per trupën tone te baletit. Artistët e mëdhej e bëjne “lajmin” permes ekzekutimit te artit te tyre ne skene , e jo ne vende te tjera portale a FB,ku mungon skena! Te dashur spektatore e miq të operas ju ftojme sonte në ora 19.00 te ndiqni shfaqen e dyte dhe te fundit, te premierës absolute te baletit “Annonciation” dhe “La Stravaganza” krijim i koreografit te famshem , Angelin Preljocaj”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by Zana Cela (@zana_cela_)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF