KreuCelebrity

Një dokumentar i ri kushtuar Celine Dion!

Celine Dion, do të jetë subjekt i një dokumentari i cili do të vijë i realizuar nga kompania “Sony Music Entertainment”. Filmi do të jetë me metrazh të gjatë dhe do të fokusohet në momentet kyçe të karrierës së pakrahasueshme të yllit të muzikës botërore. Filmi dokumentar vjen me regji të Irene Taylor, e cila shquhet për projekte të tilla si, “Hear and Noë” dhe “The Final Inch”.

Vetë Dion, në një prononcim për media, deklaroi se në këtë dokumentar ajo do të shfaqë një anë të cilën nuk e kemi parë më herët. Sipas saj në film do të rrëfehet historia e këngëtares në mënyrën më të sinqertë dhe të çiltër.

Kujtojmë që Celine Dion ka marrë 5 “Grammy”, 1 “Oscar” për kolonën zanore të filmit “Titanic”, ndërkohë “My Heart Will Go On” u shpall “Kënga më e mirë origjinale” në vitin 1998, ku shiti më shumë se 250 milionë albume në mbarë botën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF