KreuCelebrity

Barbana Dini i jep fund beqarisë!

Këngëtarja e njohur Barbana Dini është fejuar, dhe këtë lajm të bukur e ka konfirmuar vetë ajo, teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ende nuk ka zbuluar detaje rreth partnerit të saj, dhe ne nga portreti i tij mundemi të zbulojmë shumë pak në foton e profilit që Barbana ka vendosur në Instagramin e saj. Sipas burimeve mësohet se njeriu i saj i zemrës është shkodran, dhe jeton në SHBA, ku dhe Barbana ndodhet për momentin.

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit ajo zbuloi gjithashtu se nëse do të bëhet me djalë nuk do ta quajë si vëllai i saj i ndjerë Ergi, pasi sikurse ajo theksoi çdo njeri i rëndësishëm ka vendin e vetë. “Nëse do të bëhesh me djal dhe Zoti ta dhëntë, a do t’ia vendosje emrin e Ergit?”, ka qenë pyetja e ndjekësit,  “Në lidhje me këtë çështje nuk mund të them se do të bëja një zgjedhje të tillë. Çdo njeri i rëndësishëm ka një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tonë dhe gjithsecili ka vendin e vet”, është përgjigjur këngëtarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF