KreuCelebrity

Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin e famshëm për ngacmim seksual: “Ishte i dehur..”

Modelja e famshme amerikane Emily Ratajkowski ka hedhur akuza për ngacmim seksual ndaj këngëtarit Robin Thicke. Ajo ka zbuluar se ai e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Blurred Lines”, në vitin 2013.

Në atë kohë, dyshja qëndronte vetëm në set dhe teksa po xhironin ajo ishte e zhveshur. Ratajkowski këtë akuzë e ka rrëfyer në librin e saj të ri “My Body” dhe është shprehur se nuk e ka bërë publike më herët sepse nuk donte të mendonte për atë gjë, pasi këngëtari kishte qenë i dehur.

“Unë mendoj se ai nuk do ta kishte bërë këtë gjë po të kishte qenë esëll”, ka shtuar më tej modelja, duke theksuar se ai i kishte kërkuar falje me pas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF