Në ditëlindjen e së bijës; Blendi Fevziu bën urimin e veçantë!

Blendi Fevziu është babai i dy vajzave, Mishelit dhe Alisit. Ai rrallëherë zgjedh që të publikojë fotografi me to në rrjetet sociale, duke preferuar që jetën familjare ta mbajë sadopak larg syrit kureshtar të publikut.

Së fundmi vajza e tij e vogël, Alis ka festuar ditën e lindjes dhe Blendi bëri për të edhe një urim publik. Përkrah një fotografie të shkrepur gjatë një udhëtimi familjar në Paris, ai shkroi, “Gëzuar ditëlindjen Alis”, teksa e shoqëroi urimin me një emoji me zemër.

Lumturia dhe gëzimi i babait me të bijën është tepër i dukshëm në fotografinë e publikuar nga vetë gazetari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Previous ArticleNext Article