Përse u kritikua aq shumë Givenchy për sfilatën e fundit? 

Duket si një gabim i përsëritur ai i shtëpisë franceze të modës Givenchy, e cila është kritikuar ashpër për disa element të sfilatës së fundit. Gjatë sfilatës në javën parizjene të modës, vajzat që sfiluan mbanin në qafë varëse që krijonin idenë e një litari në fyt. Tri modele mbanin versione ari dhe argjendi të aksesorit në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2022. Ky “incident” vjen dy vjet pasi Burberry kërkoi falje për për një bluzë me kapuç, lidhëset e së cilës i ngjanin një litari në formë laku. “Mund të mendonit se industria do të kishte mësuar të mos vendoste gjëra që ngjajnë me tela rreth qafës së një modeleje,” shkroi në Instagram llogaria e famshme e modës, Diet Prada. “Vërtet të bën të pyesësh veten se si askush nuk e vuri re, por mjerisht … historia përsëritet.”

Previous ArticleNext Article