KreuCelebrity

U shpall fajtor për trafikim seksual; Youtube merr vendimin drastik për R. Kelly

Një javë pas R. Kelly u shpall fajtor për “abuzim seksual me të mitura” dhe “trafikim me qenie njerëzore”, Youtube ka fshirë dy kanalet zyrtare të këngëtarit amerikan, RKellyTV” dhe “RKellyVevo”.

Ai nuk do të ketë mundësi të hap një kanal të ri në Youtube, por këngët e tij do të vazhdojnë të jenë në këtë platformë. Këngëtari përdori famën e tij për të abuzuar seksualisht me gra dhe të mitura për më shumë se 20 vjet. Pasi u shpall fajtor për këto vepra nga gjykata pak ditë më parë, ekziston rreziku se ai mund ta kalojë tërë jetën në burg.

Sipas udhëzimeve, YouTube mund të mbyllë kanalet e njerëzve të akuzuar për vepra shumë të rënda nëse ata janë dënuar ose deklarohen fajtorë për krime, ose nëse përmbajtja e tyre është e lidhur ngushtë me ato krime.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF