KreuStil Jetese

24 orë brenda; piloti grek refuzon të dalë në oborr, ja çfarë bën në qeli

Piloti grek, Babis Anagnostopoulos, që vrau bashkëshorten 20-vjeçare, Caroline Crouch, në sy të foshnjës dhe inskenoi grabitjen e rreme, nuk del për asnjë moment nga qelia. Sipas mediave greke ai nuk del as në oborr për të marrë ajër pasi ka frikë se fotografohet dhe kalon 24 orë pas hekurave.

Mësohet gjithashtu se piloti mban një fletore dhe shkruan gjatë gjithë kohës për orë të tëra pa ndërprerje. 33-vjeçari ndodhet në repartin e 6-të të burgut Korydallos dhe mban distancë nga të gjithë, edhe me dy personat që ndan qelinë.

Momentet e vetme kur Babis ndalon së shkruari janë kur nis punën në mensën e burgut si “nëpunës” dhe kur del në telefon për të komunikuar me avokatin e tij Alexandros Papaioannidis. Ai nuk pranon vizitorë dhe është në pritje të informacionit të ri nga Policia për përfundimet e autoriteteve në lidhje me dosjen e tij të hetimit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF