KreuCelebrity

Detaje të reja nga vdekja e blogeres 22 vjecare, dalin rezultatet e autopsisë!

Rezultati i autopsisë i dha fund misterit të vdekjes së blogeres amerikane, Gabby Petito. Raporti i mjekut ligjor tregon se vajza, trupi is ë cilës u gjet i pajetë në një kamp, është mbytur.Edhe pse nuk mund të zbulonte detaje të raportit të saj toksikologjik, mjeku sqaroi se Petito nuk ka qenë shtatzënë në kohën kur humbi jetën. Dyshimet kryesore bien mbi të fejuarin e saj, Brian Laundrie. Ata ishin nisur të dy bashkë për udhëtim, dhe mësohet se kishin pasur dhe grindje mes tyre. Edhe pse nuk është ngritur ende një akuzë direkte mbi Laundrie, ai është shpallur në kërkim pasi është larguar pa lënë gjurmë dhe policia e FBI-ja ende nuk e kanë gjetur dot.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF