KreuFashion

ALBtelecom, pjesë e komunitetit të Parimeve Fuqizuese të Grave!

Pasditen e kësaj të marte, ALBtelecom në bashkëpunim me UN Women Albania shpalli anëtarësimin e saj në komunitetin e Parimeve Fuqizuese të Grave.

Komuniteti i Parimeve Fuqizuese të Grave është një nga mekanizmat më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara për fuqizimin e grave dhe mundësimit të barazisë gjinore në mjedisin e punës.

Kjo iniciativë globale është promovuar nga UN Women dhe Kombet e Bashkuara, dhe fakti që ALBtelecom tashmë është pjesë e këtij komuniteti është një lajm shumë i mirë për gratë shqiptare.  Nënshkruesit e këtyre parimeve angazhohen për nxitjen e praktikave të biznesit që fuqizojnë gratë dhe përshpejtojnë barazinë gjinore në vendin e punës, për tregun dhe komunitetin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF