Arbër Hajdari na njohu për herë të parë me Vlerën e tij të bukur!

Së fundmi nismëtari i fondacionit Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari ka zgjedhur të shfaqë edhe anë të tjera të personit të tij. Pas pozicionit të opinionistit në Big Brother VIP, Arberi zbuloi pasditen e djeshme edhe anën e tij romantike.

I ftuar në programin “Rudina” Hajdari foli për herë të parë për të fejuarën e tij Vlerën, me të cilën prej disa muajsh ka nisur një histori të bukur dashurie, ndjenjë që lindi në një kohë kur themeluesi i Fundjavë Ndryshe as nuk e mendonte dhe as nuk dëshironte të impenjohej në një lidhje.

“Vlera është një karakter i veçantë, sepse është një personazh që në fillim kur e kam takuar, kam qenë për një punë në Kosovë, për të hapur “Fundjavën” në Kosovë. Vlera as nuk është prezantuar se kush ishte. Ka qenë familja e saj që donte të na ndihmonte për një zyrë për fondacionin atje. Teksa po na tregonte vendin atje, thotë: “A po ju duhet diçka tjetër?”, se është edhe ajo gjuha që flasin shqiptarët e Kosovës që unë tashmë jam mësuar, por më mori pak kohë. Pashë tek ajo, më pëlqeu fortësia, karakteri i fortë që transmetonte dhe jam kthyer në Tiranë me shumë mendime. Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi, sepse isha totalisht i angazhuar në ato punët e mia dhe unë që mendoja “po të gjej një njeri tani, do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën”, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj”; tregoi Arbri gjatë bisedës me Rudina Magjistarit.

Ndër të tjera Hajdari tregoi se do të heqë dorë nga drejtimi i fondacionit, duke zgjedhur drejtues të tjerë pasi ai personalisht do të impenjohet në fushën e avokatisë për të cilën edhe ka studiuar.

 

Previous ArticleNext Article