KreuCelebrity

Victoria Beckham kritikohet nga fansat për pamjen e saj!

Vicktoria Beckham ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Good Morning America” për të promovuar produktin e saj të ri të markës “Victoria Beckham Beauty”.

Gjatë intervistës, ndër të tjera ajo foli edhe për martesën me David Beckham, të cilin e cilësoi si një baba të jashtëzakonshëm dhe një bashkëshort të mrekullueshëm.

Mirëpo ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pamja e stilistes. Ata vunë re ajo kishte bërë buzët dhe menjëherë nisën ta kritikonin në rrjetin social “Twitter”.

Disa nga komentet e tyre ishin: “Zoti im injeksioni i buzëve të saj duket i tmerrshëm. Pse gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre”, “Duajeni Victoria Beckham, por ajo që ka bërë me buzët e saj është turp”, “Victoria Beckham në GMA po më tremb. Është kaq jo natyrale dhe shpërqendrues kur flet”.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF