Kujt i shkon më shumë? Elhaida Dani dhe Xhensila Myrtezaj bëjnë “xing” me të njëjtën veshje!

Ndodh shpesh që artistët bëjnë “xing” me të njëjtën veshje. E në të tilla raste natyrshëm të vjen pyetja, “Kujt i shkon më shumë?”

Së fundmi ka qenë Xhensila që ka postuar disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet me një veshje që më herët e kemi parë tek Elhaida Dani, e cila e kishte zgjedhur për videoklipin “Amore”, këngë e cila ishte pjesë e minialbumit “ZanIn” që këngëtarja e promovoi rreth një muaj më parë.

Xhensila ka preferuar ngjyrën e zezë të kësaj veshjeje, ndryshe nga Elhaida që kishte zgjedhur rozën..

“Gati gati, edhe pak”, ka shkruar Xhensila përkrah fotografive të publikuara, duke na lënë të kuptojmë se kjo do të jetë pamja e saj në projektin e ri muzikor, ndaj na mbetet të presim nëse edhe ajo e ka zgjedhur si veshje për videoklip..

Kujt mendoni se i shkon më shumë kjo veshje e veçantë?

Previous ArticleNext Article