KreuCelebrity

SHBA: Debate për dozën përforcuese dhe vaksinimin e detyruar!

SHBA: Debate për dozën përforcuese dhe vaksinimin e detyruar!

 

Në fund të javës që shkoi, doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 që jepet me një doze të vetme, Johnson & Johnson bëri një hap para në procesin e miratimit. Pas votimit unanim të një paneli këshillues, rekomandimi tani pret miratimin e Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave. Këshilltarët shprehën shqetësimin në rritje se vaksina J&J, me kalimin e kohës ofron më pak mbrojtje krahasuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna, thote VOA. “Ata po krahasojnë të dhënat e dobësimit të imunizimit dhe përparësitë e dhënies së dozës përforcuese në grupmosha të ndryshme. Të dhënat që vijnë nga Izraeli pas vaksinimit të presonave nga 40 deri 60 vjeç, tregojnë se ka vërtet përfitime nga marrja e dozës përforcuese”, tha Dr. Anthony Fauci. Fauci shtoi se varësisht nga rrethanat, SHBA do të ndryshojë rekomandimet për vaksinën. Në disa pjesë të vendit, vaksinimi i detyrueshëm nga punëdhënësit publikë dhe privatë është pritur me protesta, si në fabrikën Boeing të shtetit të Uashingtonit. Guvernatori repulikan i Teksasit, Greg Abbot kohët e fundit nxori një urdhër ekzekutiv që ndalon vaksinimin e detyruar, duke kundërshtuar thirrjet e Presidentit Biden për kompanitë me të paktën 100 punonjës që të kërkojnë nga stafi vaksinimin ose testimin e rregullt. Guvernatori republikan i Arkansasit, Asa Hutchinson thotë se nuk e mbështet ndalimin e zbatimit të urdhrit të vaksinimit nga punëdhënisit, edhe pse ai kundërshton urdhrat e vendosura nga qeveria federale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF