Në 1-vjetorin e Diellit; Arbana emocionon me urimin për të birin!

Arbana Osmani një vit më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë dhe kuptimplotë, Diell.

Sot Dielli bën 1 vjeç, dhe moderatorja në këtë ditë të shënuar ka bërë një urim emocionues në rrjetin e saj social Instagram, përkrah disa fotografive shumë të bukura familjare.

“Gëzuar Ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish. Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, ka shkruar ajo, duke na emocionuar të gjithëve.

Kujtojmë që ky është gëzimi i dytë i Arbanës, pasi ajo ka edhe një djalë më të madh Jonin, nga martesa e saj e parë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article