KreuFashion

A do të ulet ora policore? Ja çfarë thotë zëvendësministrja e Shëndetësisë

A do të ulet ora policore? Ja çfarë thotë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teksa ka folur për situatën e coronavirusit në vendin tonë, u ka bërë sërish apel qytetarëve që të vaksinohen.

Rakacolli tha se nga virusi Covid-19 po infektohen dhe po humbin jetën edhe moshat e reja, ndaj sipas saj, të gjithë duhet të bëjnë vaksinën pa asnjë dyshim.

“Situata e infeksionit paraqitet deri diku e stabilizuar, me një tendencë të lehtë në rënie. Ne ja dedikojmë këtë vaksinimit. Ajo që dua unë të ritheksoj është se shumica e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, po ashtu edhe ajo e jetëve të humbura. Prandaj ju bëj apel qytetarëve që të vaksinohen, sepse në dimër infeksionet respiratorë shtohen, ndaj ka tendencë rritjeje.  Ka prekje të moshave të reja dhe humbje jete, prandaj duhet me patjetër që është moshat e reja ta ndjejnë shumë afër rrezikun e virusit”, u shpreh Rakacolli.

Ndërkohë për sa i përket nëse do të ulet ora policore ajo u shpreh se kjo varet se si do të vijojë numri i infektimeve, ““Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF