Acarohet situata mes Ilirit dhe Semit, ndërhyjnë banorët e Big Brother!

Ka pasur debate mes Ilirit, Semit dhe Donaldit në Big Brother Vip, dhe rezultati është që tani balerini nuk flet me dy të tjerët. Brenda shtëpisë është krijuar një situatë e nderë, e cila po i shqetëson dhe banorët  e tjerë, të cilët janë përpjekur t`i pajtojnë të tre ata. Nuk ndihem mirë kur ju shikoj kështu, nuk më mbaj vendi. Sikur ta sqaroni këtë gjë, në mos të bëhëni miq të paktën të jeni rehat kur  jemi të gjithë bashkë’’,-  tha Sabiani duke iu drejtuar Ilirit. Po si nisi sherri? Iliri e ngacmoi semin duke i thënë se nuk rrinte dot pa Donaldin me shumë se dy minuta, e ajo i tregoi gishtin e mesit.

Ilir: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.
Semi: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj lloj shakash dhe pak si seksuale.
Ilir: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.
Semi: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.
Ilir: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.
Donald: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.
Ilir: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?
Donald: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article