KreuCelebrity

Aksesori i pazakontë i Angelina Jolie në tapetin e kuq, a mos duhet të blejmë dhe ne një?

Angelina Jolie u shfaq e mrekullueshme në premierën e Eternals”, por vetëm fotot nga afër treguan atë që jot të gjithë panë që në fillim: një aksesor të pazakontë, e që ndoshta, do të kthehet në modë për të gjithë ku i dihet! Ylli hollivudian mbante një kapëse që lidhte buzën e poshtme me mjekrën, dhe me sa duket, nuk është e para që e bën një gjë të tillë.

Ky lloj trendi i ri paska disa adhuruese si Megan Thee Stallion, Billie Eilish, Lizzo apo Halle Bailey. Dhe nuk është as shumë i kushtueshëm: kapësja e Angelinës llogaritet tek 50 dollarë, pra një aksesor që mund të blihet nga të gjithë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF