KreuCelebrity

Elvis Pupa ironizon Arbanën?! Humor apo ndonjë kunjë e vjetër?!

Arbana Osmanit ju besua autorësia dhe moderimi i “Big Brother VIP”, dhe duket se ajo po e shijon pafund këtë moment të karrierës së saj.

“Big Brother VIP” ka qenë kryefjala e mediave sociale, që në momentin e parë kur u dha lajmi se ky format do të vinte sërish në Shqipëri. Kërshëria u shtua edhe më shumë pasi u zbulua se banorët do të ishin VIP-a  E një format me një vëmendje të tillë, krah komenteve pozitive, nuk mund të mungojnë as ato negativet.

“Big Brother” si format padyshim që ka shumë të përbashkëta me Grande Fratello, por veprimi i Arbanës, e cila ulet në studio gjatë spektaklit, duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga shumë ndjekës, të cilët e kanë cilësuar një veprim të kopjuar nga Maria De Filippi dhe të tepruar.

Së fundmi ka qenë aktori Elvis Pupa që ka ironizuar Arbanën për këtë veprim, “Them të mbledhim lekët t’i blejmë një stol Arbana De Filipit se pa qamet t’u fshi studion me plaçkat e trupit”, ka shkruar ai përkrah një fotografie të Arbanës, teksa e ka shoqëruar postimin me një emoji me të qeshur dhe ka bërë tag faqen zyrtare të “Big Brother VIP”.

Nuk dihet nëse ky postim është me humor, me ironi apo ndonjë kunjë e vjetër? Ndërkohë kujtojmë që edhe në edicionet më herët Arbana është ulur në studion e “Big Brother”, dhe jemi të bindur që do të vazhdojë ta bëjë pavarësisht kritikave..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF